Baw Meh ëndërron një të ardhme më të mirë

Ajo ka ikur nga dhuna në Mianmar

Unë u martova shumë e re. Prindërit e mi e kishin aranzhuar. Ne nuk e kishim parë njëri tjetrin para martesës. Ai tha, “Dukesh shumë e hollë,” dhe unë thashë, “Dukesh i hijshëm dhe burrëror.” Ne qeshnim, por pas atyre fjalëve të para kishim turp të ecnim së bashku. Ne kaluam kohë të mira dhe të vështira. Kur luftimet kapluan edhe fshatin tonë ne u detyruam të lëviznim. Ushtarët dogjën të gjitha dhe ne humbëm pronën tonë. Ishim plot njerëz që kaluam male dhe lumenj. Ne morëm një shportë për të bartur një tenxhere, një sopatë, qymyr dhe 30 filxhan oriz. Unë barta fëmijët dhe ikëm me vrap. Ata u rritën në arrati dhe u bënë të rritur në kamp në Tailandë.

Thailand

Baw Meh është një refugjate e moshuar Karenni e cila jeton në kampin Ban Mai Nai Soi në Tailandën veriore. Ajo akoma mban të gjitha veshjet dhe bizhuterinë tradicionale të cilat i solli me vete nga vendlindja e saj Mianmar.

Thailand. UNHCR World Refugee Day

Baw Meh, 77 vjeçe, me nipin e saj 5 vjeçar Ti Reh, duke bërë punë shtëpie para kasolles që ajo e ndanë me vajzën e saj. Ajo e quan kampin e refugjatëve Ban Mai Nai Soi si shtëpi për 18 vite radhazi.

Thailand. UNHCR World Refugee Day

Baw Meh, 77 vjeçe, vështron përderisa vajza e saj Pray Meh, dhe nipi 5 vjeçar Ti Reh, përgatisin një vakt në kasollen e tyre të përbashkët në kampin e refugjatëve në Ban Mai Nai Soi.

UNHCR World Refugee Day

Baw Meh (djathtë) duke pastruar oriz me Klaw Meh (majtë) në kampin e refugjatëve Ban Mai Nai Soi. Sikur shumica e refugjatëve që jetojnë këtu, ajo ka ecur në këmbë përmes xhunglës me burrin dhe gjashtë fëmijët e saj, duke kaluar lumenj dhe duke fjetur në tokën e pyllit, duke bartur të gjithë ato që i mbanin në shpinën e tyre.

UNHCR World Refugee Day

Baw Meh, 77 vjeçe, e ulur në pragun e shtëpisë që ajo e ndan me fëmijët dhe nipërit e saj në kampin e refugjatëve në Ban Mai Nai Soi. Nipërit e saj kanë lindur në kamp, duke rezultuar në tri gjenerata të familjes së saj që jetojnë në situatë të zhvendosjes së dhunshme të stërzgjatur.

Thailand. UNHCR World Refugee Day

Baw Meh (në ballë, 77 vjeçe), duke ecur me shoqet e saj, Klaw Meh (djathtë) dhe Oo Meh (majtë), në kampin e refugjatëve Ban Mai Nai Soi.

Ne u deshëm të iknim menjëherë pasi që unë linda vajzën tonë më të vogël. Unë desha që ajo të shkonte në shkollë kur ajo të bëhej vajzë e re dhe të arsimohej, por nuk arritëm. Unë tani jetoj me të dhe me nipërit e mi të cilët vijojnë shkollën në kamp. Kjo më bën të lumtur. Unë shpresoj që ata do vazhdojnë të studiojnë sepse dëshiroj që të jenë të arsimuar. Unë dëshiroj që të jenë si ju [duke ju drejtuar stafit të UNHCR]. Unë mendoja që do ktheheshim në fshatin tonë menjëherë pasi që u larguam. Por nuk arritëm. Kemi qëndruar në këtë kamp për afër 20 vite. Baw Meh ka dëshirë të këndojë këngë tradicionale Karenni kur ajo gatuan për familjen e saj në mbrëmje. Ajo gjithashtu ka dëshirë të flasë për burrin e saj, i cili ka vdekur vitin e kaluar para se të përmbushte ëndrrën e tij të kthimit në shtëpi. Shumica e fëmijëve dhe nipërve të saj janë rivendosur në vende të treta. Një nga nipat e saj i tha asaj para se të largohej: “Unë do kujdesem për ty nga Amerika, një ditë do të kthehem për të parë.” Baw Meh refuzon të largohet. Ajo preferon që të qëndrojë afër burrit i cili është i varrosur në pjesën perëndimore të kampit, pasi që kampi është më afër fshatit të tyre në Mianmar, i cili shtrihet pas kufirit, dhe gati mund ta prekësh. Baw Meh, tani 77 vjeçe, u arratis nga shteti Kayah i Mianmarit në vitin 1996. Pas tetëmbëdhjetë viteve, tri gjenerata të familjes së saj Karenni akoma jetojnë në kampin e refugjatëve Ban Mai Nai Soi në Tailandën veriore. Refugjatët Karenni nga Mainmar në Tailandë janë viktima të njërës prej situatave më të zgjatura të refugjatëve në botë.

 

Tregoni solidaritetin tuaj me refugjatët sikur Baw Meh duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees

A ju pëlqeu rrëfimi i Baw Meh? Ndajeni me miqtë tuaj!

Right Petition Text – SQ

Qëndro #MeRefugjatët

Nënshkruaj peticionin

Refugjatët Karenni nga Mainmar në Tailandë janë viktima të njërës prej situatave më të zgjatura të refugjatëve në botë.

Pin It on Pinterest

X