Diego ëndërron të marrë gradë në inxhinieri mekanike

Ai ka ikur nga dhuna në Kolumbi

 

Diego, 25 vjeç: “Prindërit më mësuan të jem i disiplinuar dhe unë gjithnjë jam përqëndruar në atë të jem një person më i mirë. Kur erdha në Venezuelë, në fillim ishte e vështirë për t’u regjistruar në një shkollë, pasiqë unë nuk kisha dokumentet e nevojshme. Në saje të rrjetit mbrojtës [Shërbimit jezuit të refugjatëve], kam filluar mësimet në moshën 15 vjeçare në një shkollë lokale dhe, pas tre vjetësh, kam diplomuar i dyti në klasën time.” “Kur pata filluar kolegjin në Universitetin Eksperimental të Táchira (UNET) kam pasur probleme për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit, por autoritetet e universitetit kanë bërë një përjashtim dhe më lejuan të studioj drejtimin që doja: inxhinierinë mekanike. Pas një viti, pata fituar një bursë, ngaqë kisha performansë të mirë akademike dhe tani jam duke pritur për natyralizim në mënyrë që të mund të marr diplomën time.”

Acnur1 (3)_rs

Diego dhe studentët e tjerë gjatë bërjes së mjetit të transportit.

_DSC0213_rs

Si pjesë e inxhinierisë mekanike, Diego dhe studentët e tjerë u sfiduan të bëjnë një makinë transporti.

Acnur1 (21)_rs

Diego i është falënderues Universitetit Eksperimental të Táchira që i ka dhënë atij mundësinë të studjojë inxhinieri mekanike. ©UNHCR /L. PARADA

f3_rs

Diego ka mbështetjen e familjes së tij dhe të komunitetit ©UNHCR /L. PARADA

“Dua që me dijen time të kontribuoj në shoqëri. Ndjej dashuri për këtë vend ngase më mirëpriti dhe ky është vendi ku jam rritur. Madje, edhe vetëm duke qenë në universitet më bën falënderues për gjithçka që ky vend ka dhënë mua. Unë nuk e shoh veten në një vend tjetër.”

“Pasi që kam burime të kufizuara, nganjëherë unë nuk mund të ha, prandaj më duhet të pres në universitet për ushqim. Do ta kujtoj gjithmonë, kur kam pasur vetëm një këmishë dhe kur shkoja me biçikletën time në shkollë. Dua tu them të gjithëve: “mos keni frikë, sepse me përpjekje dhe me përkushtim ju mund të ecni përpara – mos i lini prapa studimet tuaja.”

[Video] “Përkundër të gjitha pengesave të cilat unë dhe familja ime na është dashur të tejkalojmë këtu, njerëzit venezuelas na pritën me gëzim.” Janë me mijëra refugjatë të njohur në Amerikën Latine, shumica prej tyre shtetas kolumbianë që kanë ikur nga konflikti i armatosur. Ashtu si shumë azil-kërkues të tjerë, edhe familja Diego ka kaluar kufirin për të gjetur sigurinë dhe për tu ofruar fëmijëve të tyre një të ardhme. Kur familja Rodriguez erdhi në Venezuelë, Diego ka punuar me babain e tij, në riparimin e biçikletave. Aftësitë mekanike ai i mësoi me ndihmën e profesorëve të tij dhe kjo ka ndihmuar atë të bëhet një student i dalluar në inxhinieri mekanike në UNET. Diego ëndërron që tia kthejë prapa të mirën vendit të tij adoptues dhe të mbështesë prindërit e tij. Tani për tani, ai duhet të presë për dokumentet e tij të identifikimit kështu që, ai mund të marrë gradën e tij universitare. UNHCR është duke punuar me institucionet qeveritare për të koordinuar një zgjidhje për nevojën e azil-kërkuesve për dokumentacion. Me mbështetjen e Zyrës së Avokatit të Popullit të Venezuelës, Ministria e Arsimit u ka lejuar refugjatëve qasjen në shkolla dhe universitete.

 

Trego solidaritetin tuaj me refugjatët sikur Diego, duke nënshkruar sot peticionin #WithRefugees.


A ju pëlqeu rrëfimi i Diegos? Ndajeni me miqtë tuaj!

Right Petition Text – SQ

Qëndro #MeRefugjatët

Nënshkruaj peticionin

Mendohet se kalimi i rregullt i refugjatëve kolumbianë në Venezuelë ka rënë ndjeshëm në dy vitet e fundit. Përkundër zhvillimeve në procesin e paqes në Kolumbi, UNHCR vazhdon të zbulojë vendbanime të shpërndara të personave në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Fokusi kryesor i operacioneve të UNHCR-së është të promovojë zgjidhje të efektshme për të gjithë ata që janë në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Duke marrë dokumenta ofrohet siguri dhe qasje në të drejtat dhe jetesën në Venezuelë. Për refugjatët si Diego, kjo zgjidhje është çelësi për të realizuar ëndrrën e tij për t’u bërë një inxhinier mekanik.

Pin It on Pinterest

X